Policia arreston një person në Gjakovë, ushtronte dhunë ndaj familjes së tij

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij si dhe qëndron i dehur gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme