Policia arreston një person pasi tentoi ta vras një person në Istog

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Studenicë të Istogut, gjatë ditës së djeshme një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, mirëpo nuk e ka qëlluar.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë.

I dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Studenicë, Istog 22.10.2021 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar, të cilin nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme