Policia arreston një serb për krime lufte në Kosovë

Jarinjë | 02 Shk 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:50 në pikën kufitare në Jarinjë, është ndaluar një mashkull/serb (Z.D.), i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Koha.net se ai ka pasur urdhërëarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore – Departamenti për Krime të rënda në Pejë.

“Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorisë Speciale të RKS-së dhe më pas nga i njëjti është lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar”, tha Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme