Policia bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes së veturave

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes së veturave për shkak të kushteve atmosferike.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për klankosova.tv ka thënë se kështu mund të parandalohen aksidentet rrugore.

“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju përmbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, sepse vetëm kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë tragjikisht”, ka thënë Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme