Policia dënoi shoferin që voziti veturën e tij me 202 km/h në zonën ku lejohej 80 km/h

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer i cili në zonën ku shpejtësia ishte 80km/h, ai drejtoi mjetin e tij me 202 km/h.

Personi në fjalë është gjobitur me 300 euro, si dhe tre muaj i ndalohet drejtimi i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Të ngjashme