Policia dënon 387 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid-19

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCovid-19.

Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid-19. Masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Me masat e reja është paraparë heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të punës për sektorin e gastronomisë.

Po ashtu si masë lehtësuese është edhe heqja e maskës kur lëviz i vetëm rrugës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme