Policia dhe BIK-u informojnë të rinjtë për pasojat e ekstremizmit

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:34 | Nga

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame dhe me ekspertë të fushës së sigurisë, ka nisur ligjëratat nëpër shkollat e mesme të rajonit të Ferizajt, lidhur me vetëdijesimin e të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar.

Në këtë kuadër, sot është mbajtur ligjërate në shkollën e mesme, “Kongresi i Manastirit” në Firajë të Shtërpcës, në të cilën ligjëruan, drejtori i DRP-së në Ferizaj nënkoloneli Gazmend Hoxha, njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkëlzen Marevci dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame, imami Avdyl Hasani.

Ligjëratat do të vazhdojnë edhe nëpër shkollat e tjera të rajonit të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme