Policia e gjobit me 150 euro veturën zyrtare që bëri tejkalim në vijë të plotë

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar informacione për një veturë me targa zyrtare që ka bërë kundërvajtje në komunikacion.

Policia bën të ditur se vozitësi është identifikuar dhe i është shqiptuar dënimi 150 euro.

Vetura e cila ka bërë kundërvajtje në komunikacion ishte një veturë zyrtare.

“Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit njësitet e trafikut rajonal edhe sot me 12 qershor 2021 përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë kredibile për një veturë me tabela zyrtare që ka shkaktu kundërvajtje, vozitësi është identifiku dhe i është shqiptu kundërvajtja. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhanë me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme