Policia e Kosovës dhe KFOR-i dërgojnë dhurata për fëmijët në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët ku u dorëzua një donacioni në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

Ky aktivitet u zhvilluar me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pjesë e këtij donacioni janë lodra dhe gjësende tjera për nxënësit e kësaj qendre të cilat janë dhuruar nga KFOR-i amerikan.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni ishte i pranishëm Kolonel Roy Macaraeg, komandant i Brigadës Lindore Multinacionale edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Bahtiri vlerësoi lart ndihmën e dhuruar nga KFOR-i duke thënë se “një shoqëri e mirë dhe funksionale duhet t’i kthejë sytë nga këta fëmijë dhe këta fëmijë janë të veçantë për ne”.

Ndërsa koloneli Macaraeg tha se KFOR-i është këtu për të siguruar një jetë më të mirë dhe më të lehtë për popullin e Kosovës si dhe për këta fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme