Policia e Kosovës gjen një veturë të vjedhur

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online


Me datën 7 maj 2019 është raportuar për një rast vjedhje të veturës që ka ndodhur në  fshatin Korishë të Prizrenit. Vetura është vjedhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Vetura  është e tipit Toyota Chrysler me targa vendore.

Pas pranimit të informacionit nga ana e viktimës, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku pas një punë intensive të hetueseve të Policisë është arritur që të gjendet automjeti i vjedhur i cili ishte në një rrugë lokale të fshatit Korishë.


Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku është gjetur vetura e vjedhur dhe më pas i është kthyer pronarit. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre.

Të ngjashme