Policia e Kosovës ka gjetur revole te një nxënës i klasës së tetë

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë të premten se po gjejnë vazhdimisht sasi droge në çantat e nxënësve dhe njerëzve që sillen rreth shkollave.

Këtë deklaratë Mehmeti e ka bërë gjatë raportimit para Komisionit Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, teksa ka treguar se te një nxënës i klasës së tetë kanë gjetur edhe revole.

Mehmeti nuk ka dhënë informacione se cilës shkollë i takonte nxënësi që i gjetur revolja.

“Jemi duke bërë kontrolle policore nëpër shkolla dhe jemi duke gjetur sasi të vogla të drogës nëpër çanta të nxënësve dhe të njerëzve që sillen rreth shkollave. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjetur revole”, ka thënë Mehmeti.

Të ngjashme