Policia e Kosovës ka një apel për mërgimtarët

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 07:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka nisur projektin “Vera është e bukur , por…kujdes”, ku ka shpërdarë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi.

Porositë lidhen me parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefoniot gjatë ngasjes, mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes, kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Aktiviteti u mbajt në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë, pritet të shpërndahen fletushka edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Sipas Policisë, tani që pritet të ketë më shumë qarkullim të shtuar të automjeteve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë, me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.

Ata thonë se ishte kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative.

Ndryshe, duhet theksuar se janë të shpeshta rastet kur veturat e mërgimtarëve kanë qenë cak i hajdutëve ku janë vjedhur gjëra me vlerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme