Policia e Kosovës mbështet fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, me organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka mbështetur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Kësaj fushate për dhurimin vullnetar të gjakut i janë përgjigjur pjesëtarë të shumtë të PK-së, duke përfshirë njësitë e specializuara dhe kadetët policorë.

“Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të vendit, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish”.

Të ngjashme