Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 14:32 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka ngushëlluar familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit.

Komunikata e plotë e Policisë: 

E nderuar Familje Rexhepi,

Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e saj, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Policia e Kosovës do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.

E nderuar Familje Rexhepi,

Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme