Policia e Kosovës njofton zyrtarisht pse u suspendua polici Amir Hoxha, thotë se bëri shkelje disiplinore

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Ko\osovës e ka konfirmuar se polici Amir Hoxha është suspenduar për shkak të shkeljes disiplinore.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se vendimi për suspendim është në kohëzgjatje prej tri ditëve.

Po ashtu, në njoftimin e tyre thuhet se policia është strukturë apolitike dhe se zyrtarët e saj duhet që të përmbahen nga komentet.

Njoftimi i plotë:

Suspendohet një zyrtar policor nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinoreBazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor.

Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar.

Sa sipër, policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative.

Të ngjashme