Rexhep Selimi në selinë e EULEX-it, para nisjes për në Hagë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 09:50 | Nga Aulona Sylaj

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjendet në selinë e EULEX-it prej nga pritet që të nisët për në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, pritet që për pak të arrijë te zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Pastaj, i njëjti do të niset për në Hagë.

Selimit iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja mbrëmë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme