Policia e ndalon kontrabandën e peshkut në veri të Kosovës

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, sot në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të ngjashme