Policia gjatë 24 orëve gjobiti 775 qytetarë për mosrespektim të masave anti-Covid

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar rreth 1 mijë tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 18 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme