Policia gjen armën me të cilët dyshohet së është kryer vrasja, bastisë banesën e të dyshuarit

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në vazhdën e operacionit për arrestimin e të dyshuarit ka kryer bastisje në banesën e tij, por që nuk është gjetur aty.

Policia ka njoftuar se në një distancë prej 100-150 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja është gjetur një armë me të cilën dyshohet së është kryer vepra.

“Policia ka kryer një operacion bastisjeje ne banesën e te dyshuarit  por i njëjti nuk është gjetur aty.

Ndërkohë qe  është bere edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca te cilat ndërlidhen me rastin ne një perimetër me te gjere te hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.

Pak  me tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, ne një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet te jete arma e përdorur nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme