Policia gjermane ndalon autobusin nga Kosova, gjenden 10 persona paleje qëndrimi

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një kontrolli në stacionin e pushimit në Leipheim, policia ka gjetur dhjetë pasagjerë në një autobus kosovar të cilët nuk kishin leje qëndrimi.

Ndaj të gjithë të përmendurve është iniciuar procedimi penal, shkruan dpa.de.

Pas konsultimit me zyrën e prokurorit publik, nga shtatë udhëtarët u mblodhën depozita sigurie me shuma të ndryshme, secila në lartësi treshifrore, transmeton albinfo.ch.

Gjashtë nga të akuzuarit – katër shtetas të  Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas shqiptarë – sipas policisë, kishin shkelur të drejtën e qëndrimit të shkurtër në Gjermani.

Si pjesë e të ashtuquajturit privilegj turistik, si shtetas të vendeve të treta, atyre do t’u lejohej të qëndronin në zonën Shengen jo më shumë se 90 ditë pas hyrjes në vend, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, ata kishin tejkaluar këtë gjatësi të lejuar të qëndrimit deri në 200 ditë.

Në rastin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, bazuar në vulat në pasaportat e tyre, policia ka zbuluar se ata kishin hyrë në Gjermani pa pasur fare leje qëndrimi.

Duke inspektuar një grua kosovare dhe djalin e saj, oficerët vunë re se leja e tyre aktuale e qëndrimit kishte skaduar vetëm një ditë para inspektimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme