Policia i gjeti marihuanë, arrestohet 34 vjeçari nga Gjilani

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Gjilan, njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 22.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin dyshuar Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili është gjetur një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga i dyshuari për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.

Të ngjashme