Policia identifikohen 66 lëmosh kërkues, prej tyre 42 fëmijë

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore.

Plani operativ ka rezultuar me identifikimin e (66) lëmosh kërkuesve, prej tyre (42) fëmijë dhe (24) të rritur, ku numri më i madh i tyre(45) janë nga Shqipëria ndërsa (21) janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin për media.

Policia thekson se gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj.

Të ngjashme