Policia inkurajon qytetarët të denoncojnë kundërvajtje në komunikacion

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka identifikuar shoferin, i cili kishte parkuar automjetin e tij të udhëtarëve në mënyrë të parregullt.

Policia,  e ftoi qytetarin F.K (M/K) 33 vjeçar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit të komunikacionit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme