Policia jep detaje për aksidentin te 1 Tetori

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ka ndodhur sot në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme