Policia jep detaje për arrestimin e inspektorit të ndërtimit në Prishtinë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar ankesë nga personi i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi që merret me ndërtime të larta.

Ankuesi ka deklaruar se është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi, iu janë ndaluar punimet nga një inspektor ndërtimi i Komunës së Prishtinës dhe se sipas tij, ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve.

Bëhet e ditur se pas pranimit të informatës, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit që i ka dhënë ankuesi, sigurohet simulimi i veprës penale (sigurimi i parave, fotografimi i parave që do përdoren për simulim).

Dhe dje, më 29.09.2020, në ora 17:00, në një restauruan në Prishtinë u realizua arrestimi në flagrancë i një të dyshuari, i cili kishte pranuar një shumë parash nga ana e ankuesit. Paratë e marra i janë gjetur në çantë personit të dyshuar.

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’. Ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme