Policia për arrestimin e Zafir Berishës: Tentoi të dhunojë policët, ata hodhën gaz në vetëmbrojtje

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve policorë, dhe në prezencën e tyre ka grisur gjobën.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Vesel Gashi që është zëdhënës rajonal i policisë.

Madje siç thotë Gashi policia për tu vetëmbrojtur është dashtë të hedh gaz lotsjellës në drejtim të tij.

“Është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

“Ai e ka grisur gjobën, ka ofenduar e kërcënuar me fjalorin më të rëndë zyrtarët policorë, ka tentuar të ushtrojë dhunë fizikisht ndaj zyrtarëve policorë. Policia për ta vënë nën kontroll dhe për t’u vetëmbrojtur është dashur të hedhin gaz lotsjellës”, ka thënë Gashi.

Rasti është iniciuar si “pengim i personave me akt zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Të ngjashme