Policia jep detaje për dy policët e infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 16:27 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka thënë se gjendja e dy policëve të infektuar me Coronavirus është stabile.  Në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se këta dy pjesëtarë janë larguar nga Klinika Infektive dhe po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë të gjithë pjesëtarët e tjerë të Policisë janë pajisur me mjete mbrojtëse dhe se policët po u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve.

“Qysh pas përhapjes së pandemisë Policia është përfshirë në zyrtarët e saj. Kemi ndërmarrë masat në mbrojtjen e këtij virusi sipas mjekëve. Gjendja e dy policëve të prekur me Coronavirus është stabile dhe janë duke qëndruar të vetizoluar në shtëpi. Njëri është nga niveli qendror dhe tjetri nga Malisheva”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Ahmeti njoftoj se Policia ka pasur mungesë të masave elementare mbrojtëse, derisa tha ai se tani janë furnizuar me pajisje mbrojtëse.

Ahmeti tregoi se herë pas herë në baza ditore i kontaktojnë policët dhe ua tërhrqin  vërejtjen se duhet respektuar rekomandimet.

“Në fillim ka pasur mungesë të pajisjeve si për krejt institucionet por,  që tani jemi furnizuar dhe maska mbrojtëse e me dorëza.  Policët janë të kujdesshëm në baza ditore kontaktojmë me ta dhe tërheqim vërejtjen për ta mbajtur distancë si me kolegë edhe me të tjerët”, tha ai.

Ndër të tjera, Ahmeti ka folur edhe për Pakon Emergjente të ndarë nga Qeveria për policinë, për të cilën tha se është motivim për ata. Derisa theksoi se policët vazhdojnë punën e tyre për t’i siguruar qytetarët.

“Policët janë të përkushtuar për të përfunduar punën e tyre për të mbajtur rendin dhe ligjin dhe për t’i siguruar qytetarët.  Pakoja emergjente është motivim për gjithë policët”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme