Policia jep detaje për fëmijën që ra në Lumëbardhin e qytetit të Pejës

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Të hënën, një fëmijë ka rënë në Lumëbardhin e qytetit të Pejës, derisa ishte duke lozur.

Ai është shpëtuar nga disa qytetarë, të cilët kanë intervenuar për ta nxjerrë nga dallgët e lumit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:45 minuta.

“Policia ka pranuar një informatë se në lumin e qytetit, përkatësisht te vendi i quajtur “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prindi i fëmijës, të cilët e kanë shpëtuar dhe e kanë nxjerrë nga uji i ftoftë”, ka deklaruar Rugova.

Më tej shtoi se gjatë shpëtimit të fëmijës, një person ka pësuar lëndime, i cili së bashku edhe me dy të tjerë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Njëri nga personat, qytetar, ka pësuar lëndime trupore gjatë ndihmës për ta nxjerrë fëmijën nga uji. Fëmija dhe tre personat tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për të marrë tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Të ngjashme