Policia jep detaje për kërcënimin e Prindon Sadriut

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me kërcënimin që i është bërë Prindon Sadriut në ambasadën e Kosovës në Shkup.

Policia njofton se Sadriu ka raportuar rastin ditën e mërkurë.

“Datë,09.06.2021-11:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa kishte qenë në detyrë, ishte ndier i kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Telegrafi më herët ka raportuar se Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu gjatë kohës sa ka qenë duke punuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup është kanosur nga një zyrtar i ambasadës, i cili me dekret të presidentes është shkarkuar nga detyra.

Sadriu udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Shkup pas shkarkimit të ambasadorit Gjergj Dedaj, i cili fillimisht kishte thënë se nuk do ta pranojë këtë vendim.

Më vonë i njëjti tha se është institucionalist dhe do ta respektojë vendimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme