Policia jep detaje për krimin brenda familjes në kryeqytet

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 15:49 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur për rastin tragjik i cili ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kelanit, fillimisht policia kishte marrë informacion për një vrasje të dyshimtë.

Sipas tij, Nga informacionet që ka Policia, ka të bëjë me vdekje të dyshimtë, vrasje dhe vetëvrasje, ku bëhet fjalë për një mashkull me vitin e lindjes 1958, një grua me vitin e lindjen 1959 dhe vajzë e vitit të lindjes 1991.

Kelani shtoi se informacionet e para thonë se personi i dyshuar të ketë vrarë gruan e tij, më pas rejën e tij dhe duke bërë më pas vetëvrasje.

“Policia e Kosovës ka pranuar informata se rreth orës 15:20 një rast tragjik që ka ndodh në lagjen Dardania në rrugën “Bill Clinton”, ku fillimisht ka qenë informacion për një vrasje të dyshimtë, pastaj dyshohet të ketë ndodhur një vrasje dhe vetëvrasje, Policia e Kosovës me të pranuar informacionet ka angazhuar gjitha njësitet relevante policore duke përshirë edhe menaxhmentin e policisë që të dal në vend të ngjarjes dhe të i përgjigjet rastit”

“Njëkohësisht janë angazhuar gjitha agjencionet kompetente të dalin në vendin e ngjarjes përfshirë ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe gjitha njësitet tjera që duhen për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”

“Nga informatat që kemi deri tani bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, vrasje dhe vetëvrasje, ku kanë humbur jetën 3 persona, një i gjinisë mashkullore viti lindjes 1958, një grua viti i lindjes 1959 dhe për një vajzë viti lindjes 1991, informacionet që i kemi siguruar por që mbeten të vërtetohen nga ekzaminimet bëhet fjalë që personi i dyshuar i gjinisë mashkullore të ketë vrarë gruan e tij dhe më pas renë e tij që dyshohet që më pas ka bërë vetëvrasje, mirëpo nga informatat të para që kemi siguruar mbeten të verifikohen pas mbledhjes dhe dëshmive e ekzaminimeve të vendit të ngjarjes”

“Të gjitha detajet qofshin ato të rasteve tjera që mund të jenë të përfshirë këta persona apo edhe të përdorimit të armës pa leje janë në proces të hetimit nga Policia e Kosovës dhe për gjitha këto detaje do të vendoset pas hetimeve që do bëhen”

LEXO EDHE: Vrasja e rëndë në “Dardani”, Policia konfirmon vdekjen e tre personave

Të ngjashme