Policia jep detaje për rrahjen mes sigurimit dhe një qytetari në një Qendër Tregtare në Prishtinë

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Këtë të marte janë publikuar pamjet e rrahjes në mes një sigurimi dhe një qytetari në një Qendër Tregtare në Prishtinë.

Në një prononcim për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur me datë 6 maj 2021 dhe ndaj të dyshuarve pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, me datë 8 maj është proceduar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

”Rastit të cilit po i referoheni ka ndodhur më 06.05.2021 dhe i njëjti është trajtuar nga ana e policisë me ç’ rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kanë konsistuar në sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të ngjarjes”.

”Për më shumë, ndaj të dyshuarve pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 08.05.2021 është proceduar kallëzimi penal në prokurorinë themelore të Prishtinës si vijimësi e veprimeve të mëtejme hetimore e procedurale”.

Të ngjashme