Policia jep detaje për shkatërrimin e billbordit “Liria ka emër”

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Billbordit të vendosur në hyrje të komunës së Graçanicës “Liria ka emër”, i është vënë flaka, në mëngjesin e sotëm. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas tij, tashmë është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast dhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë.

“Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese ( Billboard-it) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe  për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, ka deklaruar Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme