Policia jep detaje për të miturin që u gjet i vdekur në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, një fëmijë i moshës së mitur është gjetur i vdekur.

Trupi i tij është parë në rrugën “Xhemaj Mustafa” në Fushë Kosovë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, po ashtu në vend ngjarje janë edhe Prokurori i rastit.

Lajmin për EkonomiaOnline ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“”Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatese janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme