Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje në Prishtinë.

Siç njofton Policia, dje kanë ndodhur dyb raste.

Njëri rast ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe tjetri rreth orës 21:30.

Rastet sipas raportit të Policisë:

• Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 – 14:00. Raportohet se një person i pa njohur me pistoletë ka shtënë një herë në drejtim të një personi tjetër të pa njohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një kafkë e pistoletës, një fishek dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

• Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 –21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për arsye të panjohura, një person i panjohur për të, ka shtënë me armë zjarri (revole) në drejtim të tij nga një distancë rreth 30 metra. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit NN. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Rasti mbetet nën hetime. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme