Policia jep detaje për vdekjen e 21 vjeçarit në Pejë

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima është dërguar në spital dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij, përcjell Demokracia.com.

“VDEKJE E DYSHUAR – Fsh. Novosellë, Pejë 22.04.2022 – 07:57. Në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe nga mjeku është konstatuar se është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policës me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme