Policia jep detaje për vdekjen e Fadil Syleviqit

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ish-zyrtari i saj, Fadil Syeviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. (Reporteri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme