Policia jep detaje për vrasjen në Pejë, dorasi ende në arrati

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që tronditi dje Pejën. Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare dyshohet se është vrarë nga arsimtari i vajzës së tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme