Policia jep detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Gjakovë

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës dje në orën 18:35.

Policia e Kosovës raporton se për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”.

“ Policia ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme