Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka kapluar një lokal në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në  Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme