Policia jep detaje rreth ngjarjes tragjike në Viti ku mbeti i vrarë një person: Çfarë u gjet në vendngjarje

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike në Viti dje, ku mbeti i vdekur një person, derisa dy të tjerë morën lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se njësitë relevante pasi dolën në vendngjarje kanë sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë policore.

‘’ Viti 13.07.2021 – 11:01.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri  tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore’’, thuhet në raport.

Të ngjashme