Policia jep detaje rreth rastit afër ndërtesës së AKI-së

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi kishte shkuar tek objekti i AKI-së me mjet shpërthyes-bombë dore, në veturë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 05:54 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, vetura është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkuar tek objekti i AKI-se me mjet shpërthyes-bombë dore në veture. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar. Vetura është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme