Policia ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se përveç të dyshuarit, është arrestuar edhe një person tjetër për ndihmë kryerësit të veprës.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 01.09.2021-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare ndërsa i dyshuari tjetër i ka dhënë ndihëm kryesit të veprës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, kamerat e sigurisë gjatë ditës së mërkurë kanë kapur rast të sulmit fizik të një burri ndaj tri vajzave në Prishtinë.

Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.

Të ngjashme