Policia kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë motit me borë e ngrica

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë, ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

“Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë. Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe”, thekson policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme