Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Adil Krasniqit nga Prishtina

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor (StopListë), i dyshuar për disa vepra penale dhe ka fletërreshtim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepër penale të “Grabitjes se armatosur”por, që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i kërkuar është Adil Faik Krasniqi, i lindur me 17.02.1986 nga Prishtina.

Policia njofton se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, njofton Policia.

Më poshtë të dhënat e publikuar nga Policia e Kosovës për personin e kërkuar:

Adil ( Faik ) Krasniqi:

DL 17.02.1986 Prishtinë

Adresa:Rr,,Murat Xhakaj’’-Kolevicë e Re- Prishtinë

Të ngjashme