Policia Kufitare konfiskon mall të ndryshëm të kontrabanduar

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, më datë 18.11.2021 rreth orës 19:30 sipas planifikimeve taktike në terren, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.

Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. (1993), i cili ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe atij policorë janë konfiskuar si në vijim:
 158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme

3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki
282.6 kg – mish derri
1 pako 5.835 kg – mish i konservuar
12 kafaze me pula =156 copë
10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve

Tutje, PK bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra” ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve.

Të ngjashme