Policia mbyll një nga laboratorët në Ferizaj për shkak të falsifikimit të testit për Covid-19 dhe disa shkeljeve tjera

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë , sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë.

Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  janë kontrolluar dhe legjitimuar  4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet  PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar .

Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjecar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njejtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .

Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal  “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit”  për procedura të mëtejme hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme