Policia me masa aktive për siguri më të madhe në rrugë, kërkohet kujdes i vazhdueshëm

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. 

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Vetëm në muajin mars 2019 gjatë implementimit të planit “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm”, nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 290 fletëparaqitje për kundërvajtje, për të cilat është konstatuar se mjetet janë teknikisht jo në rregull.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushëveprimit të saj ligjor që ka, do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme