Policia me njoftim të ri për aksidentin në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ku u godit 20 vjeçarja

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësore, 20-vjeçe, është goditur nga një veturë në lëvizje dje në rrugën Prishtinë Fushë-Kosovë, për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Prishtinë – Fushë Kosovë, 24.04.2022. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën, është goditur nga një veturë në lëvizje. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Vetura e dyshuar pas shkaktimit të aksidenti nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, dhe e njëjta është duke u kërkuar.

Të ngjashme