Policia ndërpret dasmat, shqipton gjoba

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren të dielën ka inspektuar 77 lokale, ditë të cilën ka shqiptuar 40 gjoba për mos respektim të masave anti-covid.

Në këtë shifër përfshihen edhe tri që ua dha disa salla dasmash në këtë qytet , ku po mbaheshin ahengje me një numër më të madh të të ftuarve se që është e lejuar.

Me gjobat prej 500 eurosh janë nervozuar gastronomët prizrenas të cilët thonë se numri i rasteve u rrit në kohën e fushatave politike, derisa atëherë nuk kishte dënime të tilla.

Të ngjashme