Policia ndërpret një dasmë në Pejë, gjobit organizatorin dhe pronarin e lokalit

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Policia ka ndaluar një aheng në Pejë, pasi nuk ishte respektuar ligji antiCOVID.

Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba prej dymijë euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind euro.

“Me të marr informatën Njësitet relevante të Policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë në mënyrë profesionale menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut. Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë (2000) euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind (200) euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, policia njofton se të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.

Të ngjashme